59.2% e popullsisë shqiptare e aftë për punë, sot e ka të siguruar një vend pune. Shkalla e punësimit për tre muajt e parë të vitit u rrit me 4.9% krahasuar me një vit më parë, nga ana tjetër niveli i papunësisë shënoi rënien më të madhe historike, në vlerën 12.5% sipas të dhënave të Institutit të Statistikave.

Në një konferencë nga salla e kryeministrisë, ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se koha kur kishim rritje ekonomike, të pashoqëruar në punësim ka mbaruar.

?Modeli i ri ekonomik, ai që ne nisëm së bashku në 2013-ën po funksionon. Pikë së pari rritje ekonomike me rritje punësimi, rritje ekonomike me ulje papunësie, rritje ekonomike me rritje të numrit të ndërmarrjeve, rritje ekonomike cilësore me rritje të fuqisë blerëse.?

Vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti janë hapur 26 mijë e 500 vende të lira pune dhe janë punësuar 11 mijë persona.

?Vetëm në muajin Maj, janë shpallur 8 mijë e 442 vende të lira pune. Ndërkohë që janë realizuar 11 mijë e 88 punësime, pra ndërmjetësime nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit në pesëmujor dhe vetëm në muajin Maj janë realizuar 3 mijë e 439 punësime me ndërmjetësim.?

Rritjen më të madhe të punësimit në terma vjetorë e pati industria dhe shërbimet, ndërsa krahasuar me tremujorin e fundit të 2017-ës, dega e industrisë pati një rënie të vendeve të punës me -1.1%.